Home

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka botuar rezultatet e sondazhit të saj të rregullt të fuqisë punëtore në Kosovë, që e zbaton në bashkëpunim me Bankën Botërore. Anketa e Fuqisë Punëtore është studimi kryesor mbi punësimin dhe papunësinë në Kosovë.

Në këtë kolazh, po i shkoqis disa fakte nga Anketa 2014, që ilustrojnë jo vetëm gjendjen e mjerë në të cilën gjendet ekonomia kosovare (kjo dihet botërisht), por edhe përkeqësimin e vazhdueshëm të ekonomisë kosovare përsa i përket gjendjes së punësimit. Këtu vetëm po i paraqes ca observime. Analizën po e lë për ndonjë herë tjetër.

Një observim është rënia dramatike e punësimit midis viteve 2013-14. Përderisa Kosovës i është shtuar fuqia punëtore për 17.000 persona, punësimi ka rënë për 15.000 vende pune.

Screen Shot 2015-07-06 at 6.09.19 PM.

Nuk është çudi që papunësia zyrtare është rritur për 5 për qind, në rreth 35 për qind. Por, shifra e papunësisë nuk përfshin ata që janë joaktiv, dmth që janë larguar nga tregu i punës dhe nuk kërkojnë punë. Përqindja e popullsisë aktive në Kosovë është ndër më të ultat në Evropë. Për gratë është ndër nivelet më të ulta në botë.

Screen_Shot_2015-07-06_at_6_09_38_PM

Ajo që shihet gjithashtu është kosovarët që kanë fatin të jenë të punësuar, po punojnë orë më të gjata. Siç shihet, numri i atyre që punojnë midis 40-48 orë në javë po zvogëlohet, ndërsa ata që punojnë 49+ dhe më shumë se 60 orë në javë po rritet. Me një fjalë, ndërsa punësimi po zvogëlohet, shkalla e eksploatimit të fuqisë punëtore po shtohet. Orët më të gjata punohen në sektorin privat:

Screen_Shot_2015-07-06_at_6_53_29_PM

Screen_Shot_2015-07-06_at_6_10_27_PM

Punësimi më i madh në Kosovë është në profesionet elementare (ato me shkathtësi të ultë). Dominojnë gjithashtu punëtorët shërbyes të dyqaneve dhe të tregtisë e të zejtarisë. Duket se në Kosovë punësohen mjaft profesionistë. Por, ky cilësim vjen sipas kualifikimeve të vendit të punës, jo sipas të ardhurave. Siç shohim më poshtë, të kesh një vend pune që paguan më shumë se 400 euro në muaj është privilegj. Shumica (afër 60%) e të punësuarve fitojnë 250-400 euro. Rroga mbi 250 euro në Kosovë, statistikisht, të nxjerr në kategorinë e “klasës së mesme”. Me 500 euro rrogë mujore futesh në mesin e të “privilegjuarve”, sipas strukturës së të ardhurave. Me 800 euro e më shumë je pjesë e “1%-shit”. Literalisht.

Screen Shot 2015-07-06 at 6.11.33 PM

Tash pak mbi papunësinë. Një nga problemet kryesore të papunësisë në Kosovë është se ajo është afatgjatë. Siç tregon grafiku i mëposhtëm, shumica e të papunëve janë të papunë më shumë se një vit. Kjo e bën një vend të punës jashtëzakonisht të çmueshëm (ndonëse kjo padyshim varet edhe nga profesioni). Një i ri në Kosovë, qoftë edhe mbi 25 vjeç, ka 80% gjasa të presë një vit ose më tepër deri sa të gjejë vend pune. Kjo është e llahtarshme.

Ndërkaq, një përson mbi moshën 40 vjeçare e ka gati 90% të garantuar se do të ngelet i papunë. Kjo është më se tragjike.

Screen Shot 2015-07-06 at 6.13.10 PM

Një lajm pozitiv në gjithë këtë katrahurë është fakti se është zvogëluar, ndonëse për një numër të vogël, numri i të rinjëve (15-24 vjeç) që nuk janë as në punë, as në shkollë, as në trajnim. Sot janë rreth 100.000 të tillë në Kosovë. Të gatshëm për ta provuar fatin në Hungari, ose t’i bashkohen ndonjë lufte dikund në Lindje të Mesme. Kjo nuk është me shaka.

Screen Shot 2015-07-06 at 6.16.05 PM

Pse kemi popullatë që vazhdon të votojë në pushtet partitë që dukshëm po dështojnë në ekonomi? Hipoteza ime: klientelizmi. Siç shihet, një vend pune në Kosovë ka vlerë jashtëzakonisht të madhe. Sidomos për të kualifikuarit. Dhe këto vende pune gjenden kryesisht në sektorin publik dhe në ndërmarrjet shtetërore. Këto punë janë më të sigurta dhe paguhen më mirë. Ndërsa dihet mirë se zakonisht si arrihet tek ato. Kjo shpjegon konformizmin dhe përkrahjen që gëzojnë partitë inkumbente (incumbent) si PDK dhe LDK gjatë zgjedhjeve qëndrore dhe lokale në mesin e popullatës mesatarisht më afluente (më të shkolluar dhe me ardhura më të larta). Pushtetarët mund t’i akuzojmë se ndjekin vetëm interesin e tyre, por edhe një pjesë e mirë e elektoratit voton sipas interesit të vet. Kështu vazhdon cikli. Ndoshta edhe për një kohë. Të gjatë.

Screen_Shot_2015-07-06_at_6_56_40_PM

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s