Home

Ka kohë që jam kritik ndaj përdorimit (në kuptimin shkencor të fjalës) të termit “korrupsion” për të përshkruar sjelljet e zyrtarëve politikë në Kosovë dhe Shqipëri. “Korrupsion” është term i ngarkuar moral dhe, si i tillë, na bën ta konceptojmë keqpërdorimin e një posti zyrtar për përfitime private si një dështim moral të personit që e mban atë. Nga një aspekt formal është e vërtetë se keqpërdorimi i detyrës mund të përbëjë shkelje të ligjeve ose rregullave formale që ndalojnë një gjë të tillë. Mirëpo, kur dukuria është sistemike (dhe për këtë bëhet fjalë në rastet tona), një term i tillë që individualizon barrën morale, nuk është adekuat për ta kapur natyrën e përgjithshme të sistemit politik (dhe ekonomik) i cili premisë e ka “pasurimin” (dhe jo vetëm ekonomik) e pushtetmbajtësve dhe përfitimin e tyre në mënyra të tjera nga mbajtja e një posti zyrtar, i cili sanksionon “korrupsionin” në të gjitha sferat e sistemit, përfshirë atë i cili normalisht do të duhej ta dënonte atë si formë e sjelljes kriminale (sistemit gjyqësor). Këtë problem e kam shtjelluar më gjerësisht në një shkrim tjetër lidhur me marrëdhënien midis “korrupsionit” dhe zhvillimit ekonomik.

Për këtë arsye, duke ndjekur një traditë tjetër në shkencat shoqërore, kam propozuar që për përshkrimin e regjimit aktual të përdorët termi “regjim patrimonial” ose “neopatrimonial” (për ta veçuar atë nga patrimonializmi klasik në Evropën paramoderne).

Përdorshmëria e këtij koncepti bëhet e qartë edhe nga përshkrimi që sociologu i madh Max Weber i bën patrimonializmit klasik. Më poshtë do të gjeni disa citate të shkoqitura nga diskutimi i Weber-it për patrimonializmin dhe natyrën e postit në një sistem të tillë, që Weber e dallon nga burokracia (ose sistemi burokratik). Kini parasysh se Weber flet për patrimonializmin klasik, atë që gjehej në Evropë afërisht deri në fund të shekullit XVIII, në regjimet absolutiste e feudale të kohës. Përshkrimet janë, me disa modifikime dhe kontekstualizime historike, absolutisht të vlefshme për regjimet moderne neopatrimoniale, në Ballkan e gjetiu. Një nga dallimet thelbësore midis patrimonializmit klasik dhe neopatrimonializmit modern është se te kjo e fundit praktikat patrimoniale bashkekzistojnë përbrenda, dhe në një kundërthënie të përhershme me, një sistem formalisht burokratik.

The patrimonial office lacks above all the bureaucratic separation of the ‘private’ and the ‘official’ sphere. For the political administration, too, is treated as a purely personal affair of the ruler, and political power is considered as part of his personal property…

Tek posti patrimonial mungon mbi të gjtha dallimi burokratik midis sferave ‘private’ dhe ‘zyrtare’. Administrata politike gjithashtu, trajtohet si një çështje personale e sundimtarit, ndërsa pushteti politik konsiderohet si pjesë e pronës së tij personale…

Patrimonial officials [treat] the office as a personal right and not, as in the bureaucratic state, [a result of] impersonal interests – occupational specialization and the endeavor to provide legal guarantees for the ruled.

Zyrtarët patrimonialë [trajtojnë] zyrën si një të drejtë personale dhe jo, si në shtetin burokratik, [rezultat të] interesave impersonale – specializimit profesional dhe përpjekjeve për të krijuar garanca juridike për të sunduarit.

[The] quasi-jurisdictional limitations of the powers of office [result] primarily from the competing economic interests of the patrimonial officials. Insofar as sacred tradition does not prescribe certain officials acts, they are discretionary, and [for their performance] demand compensation in each case, either arbitrarily or according to established rates…

Kufizimet kuazi-juridike të pushteteve të postit [rezultojnë] kryesisht nga interesat konkurrente ekonomike të zyrtarëve patrimonialë. Përveç nëse veprime të caktuara zyrtare bëhen në ndjekje të traditës, ato bëhen në mënyrë diskrete dhe [për zbatimin e tyre zyrtarët] kërkojnë kompenzim në secilin rast, qoftë arbitrarisht, qoftë sipas tarfiave të përcaktuara…

In contrast to bureaucracy, … the position of the patrimonial official derives from his purely personal submission to the ruler… For the patrimonial official’s loyalty to his office (Amtstreue) is not an impersonal commitment (Diensttreue) to impersonal tasks which define its extent and content, it is rather a servant’s loyalty based on a strictly personal relationship to the ruler…

Në dallim nga burokracia, … posti i zyrtarit patrimonial rrjedh krejtësisht nga nënshtrimi i tij personal ndaj sundimtarit… Kjo për arsyen se besnikëria e zyrtarit patrimonial ndaj postit të tij nuk është përkushtim impersonal ndaj detyrave impersonale që përkufizojnë përmbajtjen dhe kufizimet e saj, por është besnikëri e shërbëtorit e bazuar në një marrëdhënie krejtësisht personale me sundimtarin…

All patrimonial service regulations, which would be ‘reglements’ according to to our [bureaucratic] notions, are ultimately nothing but purely subjective rights and privileges of individuals deriving from the ruler’s grant or favor; in fact, this can be said for the entire system of public norms of the patrimonial state in general. It lacks the objective norms of the bureaucratic state and its ‘matter-of-factness,’ which is oriented towards impersonal purposes. The office and the exercise of public authority serve the ruler and the official on which the office was bestowed, they do not serve impersonal purposes.

Të gjitha rregullat e shërbimeve patrimoniale, që do të ishin ‘reglements’ (rregulla formale) sipas nocioneve tona burokratike, nuk janë asgjë tjetër përveç të drejta dhe privilegje subjektive të individëve që i jepen me favore ose sipas të drejtës së dhënë nga sundimtari; në fakt, e njëjta mund të thuhet për të gjitha normat publike në shtetin patrimonial në përgjithësi. Atij i mungojnë normat objektive të shtetit burokratik dhe ‘kokëfortësia’ e tyre, e cila është e orientuar drejt qëllimeve impersonale. Posti dhe ushtrimi i autoritetit publik i shërbejnë sundimtarit dhe zyrtarit të të cilit i është dhënë posti, ato nuk i shërbejnë qëllimeve impersonale.

Një mendim mbi “Postet politike në regjimet (neo)patrimoniale

  1. z.Besnik ju pergezoj per ket shkrim shume pragmatike,ku koincidon me klasen politike ne dy vendet tona mjerisht!Une rregullisht ju percjell shkrimet tuaja,qe per mua vertet jan shkrime reale,po mjersiht gjendja jone ende vazhdon ne ket amulli apo me mire te themi ne ket mjegull e qe per ujqit eshte ideale per gjah…!!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s