Home

Desha të ndaj me lexuesit një gjetje interesante që kam bërë kohëve të fundit. Kam shkruar në të kaluarën për efektet e inflacionit në Serbi në atë në Kosovë. Kësaj radhe kam bërë një analizë pak më formale të marrëdhënieve statistikore midis Indeksit të Çmimeve (IÇ) të ushqimeve dhe pijeve në Kosovë dhe në Serbi. Përveç çmimeve të ushqimeve në Serbi, kam shtuar në model edhe kursin (spot rate) këmbimor midis euros dhe dinarit serb. Për shkak se Kosova blen me euro, ndërkohë që çmimet e Serbisë janë në dinarë, kursi këmbimor midis dinarit dhe euros do të duhej të kishte ndikim në çmimet në Kosovë. Me një fjalë, edhe sikur çmimet në Serbi të mbetëshin të njëjta, forcimi i dinarit kundrejt euros në vetëvete do të gjeneronte inflacion në Kosovë.

Në një model regresioni linear kam vlerësuar të dhënat që nga viti 2007 deri në janar 2013. Rezultati është mahnitës. Për ata që kanë ekspertizën e duhur, rezultati i prodhuar nga STATA është dhënë më poshtë. Interpretimi im pason.

table

Inflacioni në Serbi (i ushqimeve dhe i pijeve), në kombinim me kursin këmbimor të dinarit, shpjegojnë hiç më pak se 64 për qind të ndryshimit të çmimeve të ushqimeve dhe pijeve në Kosovë! Nga një pikëpamje, kjo nuk është çudi, pasi që Kosova importon pjesën më të madhe të ushqimeve nga Serbia. Por, në anën tjetër, nuk di nëse dikush ka llogaritur se përcaktueshmëria e çmimeve të prodhimeve ushqimore në Kosovë nga ato në Serbi është kaq e lartë. Nga koefiçientët mësojmë se, në bashkëveprim me vlerën e dinarit, rritja e IÇ-së për ushqime në Serbi për çdo njësi mesatarisht ndikon në rritjen e IÇ-së në Kosovë për rreth 0,73. Çdo ndryshim në kursin e dinarit kundrejt euros, ndërkaq, ndikon në IÇ-në në Kosovë për -0,13, që domethënë se forcimi i euros, ose devaluimi i dinarit kundrejt euros, ndikon në uljen e çmimeve në Kosovë. Te dy variablat janë statistikisht sinjifikante.

A ka kush, pas këtyre të dhënave, të mohojë ekzistencën e varshmërisë ekonomike të Kosovës ndaj Serbisë? S’na mbetët tjetër veçse t’i urojmë punë të mbarë Bankës Kombëtare të Serbisë, pasi që çmimet e gjerave ushqimore në Kosovë kaq shumë varen prej tyre!

Atij që i interesojnë të dhënat e plota, i gjen këtu.

3 mendime mbi “Efektet e kursit të dinarit dhe të inflacionit në Serbi në atë të Kosovës

  1. Flm Albi. I shikova komentet, qe ishin te vlefshme. Natyrisht se ky eshte model i thjeshte. Ne fakt, se inflacioni ne Serbi nxit ate ne Kosove nuk ka nevoje fare per analize regresioni. Mjafton t’i hedhet sy ICK-se ne Serbi dhe asaj ne Kosove qe te shihet sa i afert eshte koordinimi midis ketyre (qe kam bere ne nje postim te kaluar). Dhe mjafton fakti se shumica e ushqimeve ne Kosove importohen nga Serbia per ta shpjeguar kete inflacion. Mendoj se kjo eshte esenca e kesaj, pasi qe per detaje teknike rreth regresionit, perdorimit te modelit linear ose te time-series (qe nuk e pranonte STATA nga numri i vogel i observimeve), se nuk i kam paraqite testet per heteroskedaticity dhe auto-correlation etj., e di se mund te kete kritika e kritika. Nese dikush ka ndonje shpjegim tjeter, ose model me te mire, le te urdheroje.

  2. Vleresim interesant, pa dyshim ekonomite ne mes te Serbise dhe Kosoves jane ne lidhje te ngushte, mirepo korrelacioni nuk shpien automatikisht edhe ne kauzalitet.
    Serbia edhe vet eshte vend importues i produkteve ushqimore, pasi qe industria e vet e perpunimit eshte mjaft e vjetruar dhe shume e pamjaftueshme.
    Prandaj, korrelacioni ne kete kontekst sugjeron dy komponente, ate te korrelacionit i cili lidhet me prodhimet ne Serbi, dhe korrelacioni i cili lidhet me produktet ushqimore te cilat kane origjinen e njejt dhe shiten ne Serbi (evidencohen ne ICK te Serbise) dhe ne Kosove.
    Kursi i kembimit dhe korrelacioni me ICK, do te kisha thene se eshte parimisht refleksion i varferise pasi qe ne te dyja vendet rreth 70% e te ardhurave shpenzohen per ushqim, dhe ne kete kontekst makroekonomik ku ushqimi eshte komponenti me i madh i kerkeses agregate nga amviserite, kursi i kembimit dhe ICK kane sensitivitet ne mes veti (korrelacion).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s